TV LIVE
Nga Vendi
6 December 2023
Thirrje Publike për mbështetje për pagesën neto -pagë për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli thirrjen për mbështetje për pagesën neto -pagë për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive.

Shfrytëzues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të Ekonomive Bujqësore pranë MBPEU.

Mbështetja është në lartësi prej 100% të pagës mesatare mujore neto në veprimtarinë nga data 01.01.2022 deri më 31.12.2022, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dhen, dhi dhe/ose gjedhe) në kullota (përfshirë edhe livadhet) që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare më të madhe se 700 metra, përkatësisht fermat e regjistruara ku ruhen bagëtitë duhet të vendosen në vendbanime me lartësi mbidetare më të madhe se 700 metra dhe në masën 60% të pagës mesatare mujore neto në veprimtarinë nga data 01.01.2022 deri më 31.12.2022, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dhen, dhi dhe/ose gjedhe) në kullota (përfshirë livadhet) që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare nën 700 metra, pra fermat e regjistruara ku ruhen bagëtitë te jenë të vendosura në zona të banuara me lartësi më të vogël se 700 metra.

Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme nuk është më shumë se 360.000 denarë për punonjës, për më së shumti 20 punonjës. Për mbi 10 punonjës, mbështetja zvogëlohet për 50%.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 20.12.2023.



Të ndryshme
Më shumë