Pas akuzave dhe ofendimeve që ditën e djeshme i drejtoi ish Myftiu i Tetovës Qani Nesimi, Reisi Shaqir Fetai nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se: Jeta është e gjatë, andaj gjatë saj mundohuni të jeni të kujdesshëm ndaj të tjerëve, po edhe nëse gabojnë, ofendojnë, shpifin dhe nënçmojnë. Do jeni të mëdhenjë dhe të ngritur tek njerëzit, në veçanti tek I Madhi Zot. Vërtetë kujdes, sepse çdo e keqe që del nga goja yte, duartë e juaja, të menduarit e juaj, vërtetë ju poshtron, ju bënë të dobët, të vegjël, të pavlefshëm tek njerëzit, dhe shumë largë Zotit të Madhrishëm. Mësohuni ta ktheni të keqen me të mirë, përndryshe shkatrroni dhe denigroni vetveten e juaj.
Behuni të durueshëm, sepse durimi është guxim, forcë, vetëdije, kalitje, vendosshmëri dhe të gjitha këto cilësi të bëjnë të rrugëtosh fuqishëm drejtë synimit tënd fisnik. Sado që të kesh pasuri, dije, pozitë, ato janë emanet në duart e juaja, nuk janë tuat, janë të Zotit, dhe për ate që ta ka dhënë Zoti mos e përdor për gjelozi, egoizëm, shpirtligësi, sepse kjo të harxhon, të prish mendjen, shpirtin, trupin, dashurinë, shokët dhe më në fund ambëlsinë e jetës. Andaj, ndaje buzqeshjen, ndihmën, këshillën, përkrahjen me të tjerët, sepse nuk jetohet jeta pa të tjerët, vet. Ne vlejmë dhe ekzistojmë aq sa ndihmojmë të tjerët të vlejnë dhe të ekzistojnë.
Mundohu me të gjithë forcën, zemrën e shpirtin ta këshillosh, ta udhëzosh, ta ngritish, para se të mbytet në greminën e jetës.
Vazhdo të këshillosh dhe të ndihmosh tërë jetën. Të gjjthë kanë nevojë për to.
Ky është obligim hyjnor.
Kështu të do Zoti, ka shkruar Fetai