Pas publikimit të lajmit nga Zv. drejtori gjeneral i ShA CEMV-Shkup, Prof. Dr. Imer Zenku se Me propozimin e z. Zenkut, Këshilli drejtues i ShA ESM-së (CEMV-së) në kuadër të Programit vjetor të investimeve 2024, plotësoi dhe zgjëroi Studimin e fizibilitetit për centralin elektrik me GAZ NATYROR dhe Studimin për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor dhe aspektet sociale edhe për TEC-in e OSLLOMESË-Kërçovë, përveçse për TEC-in e Manastirit dhe Negotinës!Realizojmë dhe hapim perspektiva të reja për prodhimtari të qëndrueshme dhe ekologjikisht të pastër të energjisë elektrike dhe punësime produktive!

Në të njejtin postim ka reaguar Arkitekti Hamdin Maksuti I cili shkruan:
Dje, 11.12.2023 ne televizionin Euronews kishte një reportazh disa minutësh për TE Oslome dhe TE Manastir. Sipas gazetarit, në gropat e minierës së Osllomesë, jo vetëm që studimi i bëshmërisë ishte i përfunduar por edhe ishin instaluar disa mijëra m2 panele diellore që prej dy vjetësh dhe ishin jasht funksionit edhepse me një fuqi prodhuese …
Ja linku:
https://www.euronews.com/.../will-north-macedonia-be-able...
Përse ?
Si mund të flitet për energji të ripërtërijshme kur thëgjilllin dëshironi ta zëvendësoni me gaz natyror i cili poashtu është me origjinë fosile, pra i Zi !Europa është duke i dhenë MK-së 3 miljardë € që deri në vitin 2030 të mbyllen TE me thëngjill të cilat po helmojnë dhe mbysin popullin tonë dhe ato limitrofe.
Ju vazhdoni të promovoni tymin e ri të zi. Ne TE Osllome dhe sidomos Manastir, thëngjilli jokalorik (rezervat e fundit…) lyhet me naftë ose vajëra zë tjerë të rëndë të cilët e shumëfishojnë ndotjen e mjedisit jetësor..!

Eshtë duke mos u përfillur kërkesa e BE-së dhe €-ot shkojnë… TE e Osllomesl dhe Manastirit janë duke bërë një EKOCid dhe shfarosje të ngadaltë… Së paku, shtrini dorën BE dhe shfrytëzoni rastin për ti mbyllur këto FURRA të njerëzimit.Instalimi i fotovoltaikeve nuk kërkon ndonjë studim të veçantë bëshmërie. Ai do vetëm administrim të drejtë dhe të pakorruptuar…
Shëndet dhe gjithë të mirat .