Pas kometit që bëri në postimin në Facebook të Zv. drejtorit gjeneral i ShA CEMV-Shkup, arkitekti Hamdin Maksuti, i cili shkruante:
Tungjatjeta Imer,
Dje, 11.12.2023 ne televizionin Euronews kishte një reportazh disa minutësh për TE Oslome dhe TE Manastir.
Sipas gazetarit, në gropat e minierës së Osllomesë, jo vetëm që studimi i bëshmërisë ishte i përfunduar por edhe ishin instaluar disa mijëra m2 panele diellore që prej dy vjetësh dhe ishin jasht funksionit edhepse me një fuqi prodhuese …
Ja linku:
https://www.euronews.com/.../will-north-macedonia-be-able...

Përse ?
Si mund të flitet për energji të ripërtërijshme kur thëgjilllin dëshironi ta zëvendësoni me gaz natyror i cili poashtu është me origjinë fosile, pra i Zi !
Europa është duke i dhenë MK-së 3 miljardë € që deri në vitin 2030 të mbyllen TE me thëngjill të cilat po helmojnë dhe mbysin popullin tonë dhe ato limitrofe.
Ju vazhdoni të promovoni tymin e ri të zi.
Ne TE Osllome dhe sidomos Manastir, thëngjilli jokalorik (rezervat e fundit…) lyhet me naftë ose vajëra zë tjerë të rëndë të cilët e shumëfishojnë ndotjen e mjedisit jetësor..!
Eshtë duke mos u përfillur kërkesa e BE-së dhe €-ot shkojnë…
TE e Osllomesl dhe Manastirit janë duke bërë një EKOCid dhe shfarosje të ngadaltë…
Së paku, shtrini dorën BE dhe shfrytëzoni rastin për ti mbyllur këto FURRA të njerëzimit.
Instalimi i fotovoltaikeve nuk kërkon ndonjë studim të veçantë bëshmërie. Ai do vetëm administrim të drejtë dhe të pakorruptuar…
Shëndet dhe gjithë të mirat

I mënjëhershëm ka qen edhe përgjigja e Zv. drejtorit gjeneral i ShA CEMV-Shkup, Imer Zenkut i cili shkruan:
Përshëndetje Hamdin!
Fillimisht falemnderit për kontributin tënd në lidhje me postimin tim, që për mua del si një obligim shtesë që të përgjigjem në kundërshtimin Tuaj dhe me shpresë që sadopak të sqarohemi.
Atëherë sa i takon kësaj teme kjo është temë shumë dimensionale dhe nuk mund të bihen vlerësime dhe vendime të sakta vetëm nga një këndvështrim. Puna e termocentraleve me thëngjill është një punë e kryer dhe është trend botëror bile, që ato të mbyllen dhe të mos përkrahen e kreditohen ndërtimet e tyre të reja nga institucione financiare. Në vazhdën e kësaj edhe kompania CEMV (Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut), pjesë e së cilës jam edhe unë, por edhe shteti, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u bë anëtare e Aleancës PPCA (Powering Past Coal Alliance) dhe vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, i cili së bashku me Spanjën, u zotua që deri në vitin 2030 të braktisë prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli. Edhe në Strategjinë për zhvillimin e energjetikës në RMV deri në vitin 2040 me qëllim të realizimit të skenarit të gjelbër, është paraparë që termocentralet ekzistuese me thëngjill, në periudhën e ardhshme të mbyllen në mënyrë të njëpasnjëshme. Puna e centraleve elektrike me gas natyror s’është punë e ndaluar por përkundrazi ato përkrahen e kreditohen.
Ndërtimi i centraleve fotovoltaike në RMV në përgjithësi dhe në kombinatin e Oslomesë në veçanti është i një rëndësie shumë të madhe sepse është centrali i parë fotovoltaik i ndërtuar mbi një minierë të vjetër, të shteruar të thëngjillit, gjatë krizës energjetike, dhe është shembulli i parë në Evropën Juglindore, për të cilin Komuniteti Evropian Energjetik reagoi pozitivisht dhe shprehu mbështetjen ndaj ShA CEMV-së. Ky central prej 10MW në pronësi shtetërore është në punë e sipër dhe për centralin tjetër fotovoltaik prej 10MW, gjithashtu në pronësi shtetërore në procedurë është përgatitja e dokumentacionit. Dy centralet tjera fotovoltaike, (2x50)MW ndërtohen sipas parimit të partneritetit publiko-privat (PPP), dhe s’shpejti pritet përfundimi i tyre dhe kyçja në sistemin elektroenergjetik. Gjithashtu ShA CEMV ka një plan shumë ambicioz për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe të erës në vendndodhje të ndryshme.
Ndërtimi i centraleve elektrike me gas natyror në kohën e sotme, me një teknologji shumë të avancuar dhe që i përmbush kriteret më të ashpra ekologjike europiane është i një rëndësie të posaçme dhe është dam dhe mëkat mosndërtimi i tyre në kohë kur gasi natyror është në disponim. Çka ka të keqe në tranzicionin energjetik dhe zëvendësimin e termocentraleve me thëngjill me centrale elektrike me gas natyror. Këto centrale elektrike jo vetëm në vendin tonë por në cilin do vend janë të nevojshme dhe të rëndësishme për sigurimin e energjisë bazike dhe për balancimin e energjisë dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik. Gjithashtu mundësojnë edhe diversitetin energjetik të vendit për nga prodhimtaria e energjisë elektrike dhe ShA CEMV planifikon ndërtimin e tyre në vendndodhjet Manastir, Osllome dhe Negotinë. Përveç aspekteve të lartpërmendura, ekologjike dhe energjetike, këto centrale janë me shumë relevancë edhe në aspektin social dhe ekonomik.
Kur është fjala për ndërtimin e kësi lloj centrali elektrik dhe zëvendësimin e atij të Osllomesë me thëngjill, ku kemi infrastrukturë të gatshme dhe punonjësit, përveç tjerash mundësohet dhe sigurohet edhe puna e mëtutjeshme dhe në vazhdimësi e këtyre punonjësve në këtë termocentral. Të ardhurat e tyre paraqesin një qarkullim mujor të konsiderueshëm, qarkullim ky që ndihmon zhvillimin e Komunës në përgjithësi, si dhe mbështet, mundëson dhe ndihmon punën e bizneseve vendore dhe më gjërë. Asnjë burim tjetër financiar në Komunë e më gjërë nuk siguron qarkullim financiar të këtyre përmasave. Gjithashtu do të mundësohen edhe punësime të reja produktive të të gjitha kuadrove, inxhinierike, ekonomike, juridike si dhe punëtorë të profesioneve të ndryshme nga shkollat e ndryshme profesionale, mekanik, elektriçist, saldues etj.
U mundova të jem sa më i shkurt dhe më i qartë dhe në fund Hamdin mos harro edhe aspektin, atë ndoshta më të rëndësishmin, aspektin strategjik.