TV LIVE
Nga Vendi
14 December 2023
Osmani: Po jetësohet mozaiku 20 vjeçar i Ali Ahmetit për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Këshillat Vendor të “Fehmi Lladrovci” dhe “Luan Haradinaj”, në Degën e Çairit, ka theksuar se që 20 vite qëllimi kryesor i mozaikut të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, ka qenë ndërtimi i një shteti me popuj të barabartë, ku të gjitha komunitetet do të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta.

Ai gjithashtu tha që tre qëllimet kryesore, apo copëzat më të rëndësishme të mozaikut të liderit të BDI-së, barazia në vend, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian, mandat mbas mandati këto copëza kanë filluar që t’i japin formë fotografisë së madhe dhe vizionit të Ali Ahmetit deri në fund të misionit të tij.

“Ali Ahmeti para se ta niste këtë mision politik e ka vizatuar se çfarë do të arrij. Para 20 viteve ai ka thënë Maqedonia e Veriut do të jetë shtet i popujve të barabartë, asgjë më pak e asgjë më shumë ndërmjet komuniteteve. Duhet të jetë vend në NATO për të pasur siguri dhe duhet të jetë në Bashkimin Europian për të pasur begati, për të pasur jetë më të mirë, standard të mirë jetësor, punë më shumë, rroga më shumë. Këto tre qëllime i ka pasur, pra barazi, NATO, Bashkimi Europian dhe mund ta shikoni se si mandat për mandati ai qëllimisht e ka vizatuar atë moazikun e madh, ai e di se çfarë do të arrij në fund të misionit të tij, por ai pjesët e mozaikut i vendos një nga një.
Tek thyerja e monopoleve, Ministria e Jashtme, Ministria e Financave, Kuvendi, tani Kryeministria, nesër Presidenca, që të gjitha këto janë pjesë të mozaikut të një plani që ai e ka në xhep me librin e tij se ku do ta shohi Maqedoninë e Veriut në përfundim të misionit të tij.
Unë mendoj që në këtë mandat njerëzit veç kanë filluar që ta shohin fotografinë e madhe se çka dëshiron që të arrij Ali Ahmeti me këtë shtet dhe me pozicionin e shqiptarëve këtu. Ajo është barazia e plotë, krijimi i kapaciteteve për shkak se kur krijoni barazi pastaj fajin më nuk do ta ketë dikush tjetër, nuk do të mund të akuzoni se jeni pamundësi, duhet të keni njerëz për t’u bërë ball kundër prandaj dhe këto janë misionet tona”, tha Osmani.



Të ndryshme
Më shumë