TV LIVE
Nga Vendi
14 December 2023
SHTESA FËMIJËRORE,PRINDËRORE DHE SHKOLLORE, FLET DR.SC SADIK EMROJA

Në një deklaratë për Tv Uskana rreth shtesave fëmijërore,prindërore dhe shkollore ka folur Dr.sc Sadik Emroja nga Qendra për Punë Sociale në Kërçovë.
Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe zhvillimit të fëmijës, varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë dhe i sigurohet fëmijës deri në moshën 18 vjeçare, si dhe për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.
Ndrsa për të shfrytzuar shtesat shkollore Dr.sc Sadik Emroja nga qendra për punë sociale në Kërçovë thotë se fillimisht duhet të kenë qenë shfrytëzues të shtesave fëmijrore për tju takuar kjo e drejtë.
Të drejtën e shtesës fëmijërore mund ta realizojë njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari ose personi të cilit me vendim nga qendra kompetente për punë sociale, i është besuar ruajtja dhe edukimi me kushte të përcaktuara me këtë ligj.



Të ndryshme
Më shumë