TV LIVE
Nga Vendi
17 December 2023
Maksuti: Gazi natyror është më pak i keq se nafta ose thëngjilli por nuk është energji e ardhmërisë.

Pas publikimit të lajmit nga Zv. drejtori gjeneral i ShA CEMV-Shkup, Prof. Dr. Imer Zenku se me propozimin e z. Zenkut, Këshilli drejtues i ShA ESM-së (CEMV-së) në kuadër të Programit vjetor të investimeve 2024, plotësoi dhe zgjëroi Studimin e fizibilitetit për centralin elektrik me GAZ NATYROR, ka vazhduar debati në postimin nga Zv. drejtori gjeneral i ShA CEMV-Shkup, Prof. Dr. Imer Zenku, ku pas komentit të parë nga arkitekti Hamdin Maksuti ai përësëri ka reaguar me një postim ku shkruan:

Mirëmbrëma të gjithëve,

Falemnderit për kontributin tuaj.

Që në fillim po ju siguroj mbi qëllimin tim konstruktiv dhe miqësor.

Ndërhyrja ime kishte të bënte me një kontrast të çuditshëm kur e gjithë bashkësia nderkombëtare demokratike ështe e shqetësuar për rritjen e temperaturës globale në rruzullin tokësor për të cilën fajtorët kryesorë janë energjitë fossile ose të zeza dhe të jo-ripërtërijshme.

Por, ajo që më habiti ishte titulli i punës ku po flitej për një studim bëshmërie për energjitë e së ardhmes :

« (…) realizojmë dhe hapim perspektiva të reja për prodhimtari të qëndrueshme dhe ekologjikisht të pastër… » dukë vënë në pah një energji fosile - gazin natyror !

Nuk e di se sa ishte i saktë reportazhi i Euronews-it por, t’ju them sinqerisht, mua më dukej rrënqethës. Origjinali ështe në gjuhën gjermane por linkun e vura në anglisht si më e kapshme për opinionin ; ndjeshmëria semantike është e ndryshme nga një gjuhë në tjetrën.

Eshtë e vërtetë se e gjithë BE e ka shfrytëzuar dhe ende po e shfrytëzon si burim energjie me kosto të lirë por kjo tendencë tanimë është vëne nën "gijotinë" dhe shtetet më të avancuara europiane e kanë mënjanuar nga horizonti strategjitik i ardhmërisë.

Gazi natyror është më pak i keq se nafta ose thëngjilli por nuk është energji e ardhmërisë.

Sot, në prag të vitit 2024, IA-a inteligjenca artificiale është bërë një « partner » pune në hulumtumin e burimeve gati të pashtershme të energjive. Bile, edhe kjo është duke u « sfiduar » nga NEURO-inteligjenca ose inteligjenca organike e neuroneve e cila do të harxhoje me mijëra herë më pak energji se IA e algoritmave (cf. https://www.letemps.ch/.../apres-l-intelligence...).

Pra ardhmëria nuk është e gazit dhe e energjive fossile.

Prandaj, do të prisja që të ndërmerren studime bëshmërie për energjitë e ardhmërisë dhe zhvillimit të ekonomisë si p.sh.:

• BIOgazin ;

• BIOenergjitë,..., bakteriet... ;

• GJEOterminë ;

• Hidrogjeni …

• energjisë diellore (jo vetëm me panele diellore termike ose elektrike për të cilat do të dalin të meta tjera…) ;

• energjitë e erës ;

• energjitë ujore ;

• të rrufesë ;

• bërthamore (jo në kuptimin klasik…) etj..

Nuk duhet harruar se shumëçka varet nga ne si qytetarë se çfarë qasjeje do të kemi ndaj harxhimit të energjive duke shpresuar se shteti do të jetë në vijë me interesat e të gjithëve dhe pa njgyra partiake.

Ne fund, të mbesim me shpresë se ne Osllome do të frymohet shëndetshëm dhe ambienti gropë do të shëndërrohet në një ekosistem të vërtetë të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.



Të ndryshme
Më shumë