Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 100 metra ka në Manastir dhe 200 metra në Makedonski Brod, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rikujton se është në fuqi ligji për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve momentale të motit.
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht nëpër lugina dhe rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.