Në Kërçovë është tejkaluar pragu i ndotjes ajrore sepse dy ditë stacionet matëse tregojnë koncentrime të larta të grimcave PM10 më shumë nga që lejohet, kumtuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga MMJPH theksojnë se në pajtim me Dekretin për vlerat kufizuese për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimimit, afate për arritjen e vlerave kufizuese, margjina të tolerancës për vlerën kufizuese, vlera targetore dhe qëllime afatgjata dhe parashikimi i marrë kohor nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, është tejkaluar pragu i ndotjes ajrore në Kërçovë dhe Strumicë.
Në Kërçovë pardje janë matur 152.26, ndërsa dje 179.96 mikrogramë në metër kub.