TV LIVE
Nga Vendi
25 December 2023
KËSHILLTARËT E BDI-SË: KOMUNA E TETOVËS NUK ËSHTË VEND PËR TI RAHATUAR MILITANTËT E PARTISË

Kujtesa Bajrami, këshilltare e BDI-së në Komunën e Tetovës, ka bërë një deklaratë para mendiave duke kritikuar udhëheqësit e Komunës së Tetovës për, siç thotë ajo, keqpërdorimin e parave të qytetarëve për propagandë partiake.

Ajo akuzon se administratorët e faqeve partiake, të cilat janë të lidhura me komunën, përdoren për të promovuar partinë dhe kryetarin aktual të komunës.

“Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete e vjetmja gjë që i ka mbetur planit të mafisë urbane që udhëheq aktualisht me komunën e Tetovës është që të shpif dhe të prodhojnë lajme në portale që i zotërojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e qytetarëve andaj nga këtu shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel kryetarit të komunës së Tetovës Bilal Kasamit që fokusin ta kthej nga qytetarët e jo nga lajmet e rrejshme dhe propagandat partiake”.

 

 



Të ndryshme
Më shumë