TV LIVE
Nga Vendi
10 January 2024
REISUL ULEMA U PRIT NGA EKS.E TIJ MINISTRI I MINISTRISË SÊ HAXHXHIT DR. TEUFIK ER REBIAH

Sot më 10.01.2024 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetaii pati privilegjën që nga shumë shtete që marrin pjesë në Konferencën e madhe botërore mbi Haxhin që me ftesë të Ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres ekselenca e tij Dr. Teufik bin Feuzan Er Rebiah të pritet në Kabinetin e tij.

Reisul Ulema i shprehi falënderimet e thella në emêr të BFI të RMV dhe në emrin e tij për ftesën si dhe organizimin e nivelit të lartë të Konferencës për organizimin e Haxhit dhe Umres - 2024.

Njiherit lart vlerësoi organuzimin e Haxhit të kaluar dhe në emër të të gjithë haxhinjëve të vitit të kaluae dhe në enrin e tij i shprehi mirēnjohje të veçantë

Për këtë ReisulbUlema i bëri ftesë zyryare dhe drejtëpërsedrejti Ministrit për nhë vizitë zyryare të tij në Bashkësinë fetare islame dhe pêr një organizim të një panair mbi Haxhin dhe Umren, që do ishte një vepër e madhe për nga të gjitha aspektet.

Ministri Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah shprehi kënaqësinë e tij për prezencën e Reisul Ulemasë me bashkpuntorët e tij në Xheda për pjesmarrjen në Panairin e madh botëror , dhe shprehi vlerësimin e lartë për organizimin e mirëfilltë të Haxhit të vitit të kaluar që nga BFI e RMV, me respektin dhe precizitetin më të madhë janë kryer të gjitha obligimet dhe janë respektuar të gjitha rregullat e paracaktuara, i bindur se do vazhdojë ky menaxhim edhe në të ardhmen nga BFI e RMV.

Reisul Ulema me bashkpuntorët e tij H.Ismet ef Ademit dhe Dr. Abdulkerim Iseinit i falënderuan shumë dhe në fund ndanë mirënjihje në shenjë respekti.



Të ndryshme
Më shumë