TV LIVE
Nga Vendi
16 January 2024
Themelohet Klubi Bjeshkatar Alpin “USKANA”

Një grup entuziastësh dhe dashamirësh të bjeshkëve themeluan Klubin Bjeshkatar Alpin “USKANA” qëllimi kryesor i të cilit do të jetë nxitja e dashurisë ndaj natyrës dhe maleve, në veçanti tek të rinjtë, ruajtja dhe mbrojtja e natyrës, afirmimi i bjeshkëve që e rrethojnë komunën e Kërçovës, si dhe afirmimi i Kërçovës në aktivitete dhe ngjitje maja malesh në vend, trojet shqiptare dhe më gjerë. 

Këshilli nismëtar në mënyrë unanime për u.d. Kryetar zgjodhi Bekim Ajdinin, ndërsa për nënkryetar Valon Mehmetin. Së shpejti pritet të përfundojë procedura e regjistrimit, të konsolidohet anëtarësia dhe më pas do të organizohet Kuvendi themelues ku do të zgjidhet Kryesia e KBA “USKANA”.

Target grupi i KBA “USKANA” do të jenë të gjithë bjeshkatarët, alpinistët, ekologët, studentët, entuziastët dhe të gjithë ata që e respektojnë dhe e duan natyrën dhe malet.

Të theksojmë se themeluesit e KBA “USKANA” janë bjeshkatarë të shquar të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në bjeshkatari.



Të ndryshme
Më shumë