Kryetarit të Partisë Demokratike të Sërbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Ivan Stoilkoviq, duket se i pengon takimi i përfaqësuesve të LSDM-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Çfarë mashtrimi?!!!? Marksist-leninistët të mbedhur bashkë! LSDM-ja qeverisëse përmes njerëzve të parë të partisë Mariçiq dhe Zeçeviq, imagjinoni Vardarskin, të gjunjëzuar ndaj Kurtit, duke i lutur të punojë që opozita shqiptare në Maqedoni të mos nxjerrë kandidatin e saj për president. Për perversitetin që keni parë sot kërkon akoma inteligjencë, nëse lihet në sipërfaqe mbetet për tu pare sa të thjeshtë janë. Zoti mos i faltë”, ka shkruar Stoilokoviq, i cili njihet si përkrahës i fuqishëm i Aleksandar Vuçiqit, por edhe i presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik.