Bankat qendrore arritën ta tejkalojnë një prej stres-testet më të mëdha dhe të ndikojnë me sukses drejt uljes së shkallëve të inflacionit dhe mirëmbajtjes së stabilitetit financiar. Gjatë dy viteve të klauara, bankat qendrore në mbarë botën e zbatuan shtrengimin më të harmonizuar dhe më agresiv të politikës monetare në gjysmëshekullin e kaluar. Ndryshimet në politikën monetare ishin vendosur në mënyrë adekuate dhe ishin kombinuar me masat makropridente, e tëra me qëllim të evitohen efektet e mundshme të pavolitshme ndaj stabilitetit financiar, theksoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në organizim të “Euromani”, që po mbahet në Vjenë.
Me vendosjen e këtillë, sipas guvernatores, tani për tani inflacioni ulet, stabiliteti financiar është ruajtir, ndërsa recesioni është evituar.
Nga Banka popullore sot informuan se guvenratorja ka folur në panel-diskutimin e quajtir “Detyra të reja, vegla të reja”, në të cilin ka cekur se suksei i dyfishtë i bankave qendrore, përkatësish përballja e njëkohësishme me inflacionin dhe mirëmbajtja e stabilitetit financiar, i referohet dy faktorëve – bilanceve të përforcuara të bankave dhe institucioneve të tjera financiare dhe spektrit të pasur të masave makropridente për mirëmbajtje të stabilitetit financiar.
Lidhur me inflacionin, ajo theksoi se jo vetëm ulja graduale e inflacionit, oir edhe stabiliteti i pritjeve të inflacionit është tregues për suksesin e politikave dhe besimit në bankat qendrore. Theksoi se edhe në ekonomitë më të zhvilluara edhe tek ne, hulumtimet anketuese dhe lëvizjet e tregut tregojnë se pritjet afatfgjate të inflacionit ishin nën ndikim të inflacionit të lartë vetëm përkohësisht, në mënyrë që më pas të ulen.
Në panel-dikutim morën pjesë edhe guvernatori i bankës qendrore të Lituanisë, ushtruesi i funksionit guvernator i Bankës qendrore të Gjeorgjisë, guvernatori i Bankës qendrore të Shqipërisë dhe zëvendës-guvernatorja e bankës qendrore të Polonisë.
Forumi i Evropës Qendrore dhe Lindore në organizim të “Euromani” është një prej ngjarjeve kryesore tradicionale nga fusha e financave. Në të rregullisht marrin pjesë mbi një mijë pjesëmarrës – guvernatorë të bankave qendrore, ministra të financave, udhëheqës të institucioneve financiare dhe investues.
Në kuadër të Forumit, guvernatorja Angellovska-Bezhoska ka pasur disa takime me institucionet financiare dhe investuesit potencial institucional.