TV LIVE
Nga Vendi
29 January 2024
Shoqata “Uskana” USA zgjodhi kryesinë e re

Të dashur miq,

Ju njoftojmë se Shoqata Uskana sonte mbajti mbledhjen e parë përbërëse, me ç'rast duam t'ju informojmë për përbërjen e re të kryesisë që do ta udhëheqi Shoqatën Uskana gjatë mandatit të ri dyvjeçarë, deri në fund të vitit 2025:

Mislim (Miz) Ramadani - Kryetar

Lulie Elezi - Zv. Kryetare

Valbona Asani - Sekretare

Vlora Dauti - Zv. Sekretare

Betim Begzati - Arkëtar

Arian Bexheti - Zv. Arkëtar

Anëtarët e tjerë, pjesë e kryesisë janë:

Burim Ramadani

Liridon Rrushaj

Ermira Useini

Lirim Neziri

Shika (Sam) Beqiri

Arben Kasa

Albiona Shabani

Fili Abazi

Besarta Pinjolli Basha

Me votim konsensual, kryesia vendosi që t'i ftojë Luan Elezin dhe Bardhyl Ahmedin, dy anëtarët e mëparshëm, të bëhen pjesë e kryesisë me qëllim që, nga afër, t'i ndajnë përvojat e tyre shumëvjeçare të punës së tyre me komunitetin tonë me anëtarët e ri të Kryesisë.

Përbërja e re e Kryesisë është e vetëdijshme për peshën e punës vullnetare si dhe për rëndësinë e aktiviteteve që Shoqata organizon në të mirë të komunitetit tonë. Prezenca e sontme në mbledhjen e parë, bashkë me energjinë që secili solli në dhomë, si dhe idetë për projektet e reja, na jep ndjenjë se Shoqata jonë është në duar të sigurta, dhe ardhmëria e komunitetit tonë do të jetë e mbarë.

Ju ftojmë që bashkarisht t'i urojmë Kryesisë së re punë të mbarë, dhe Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë sa më aktive e kësaj organizate pasi, në fund fare, përfitojmë të gjithë.

Përzemërsisht,

Shoqata “Uskana” USA



Të ndryshme
Më shumë