Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme është shfrytëzuar për herë të parë për qëllime mjekësore.
Mëngjesin e sotëm një pacient është transportuar nga Shkupi në Vjenë të Austrisë, për mjekim të mëtejshëm. Pacienti në Shkup po qëndronte në spitalin e qytetit “8 Shtatori”.
“Ky mision ynë humanitar jo vetëm që dëshmon bashkëpunimin e dy ministrive të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, por gjithashtu thekson rëndësinë e integrimit të teknologjive dhe burimeve moderne në operacionet e shpëtimit dhe mjekësore, theksoi zv.ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.