TV LIVE
Nga Vendi
10 February 2024
Nxënësit e shkollës së mesme Drita vizitë në TV USKANA

Disa nxënës nga shkollat ​​e mesme komunale "Drita" në Kërçovë vizituan Tv Uskanën, ku patën mundësinë që të njihen me punën e gazetarisë dhe mënyrën e funksionimit të televizionit Uskana.

Kjo vizitë u organizua nga dega e FRI - Kërçovë, në kuadër të projektit “Talentium”, nxënësit e shkollës së mesme mësuan metodat dhe parimet sipas të cilave gazetarët udhëzohen në punën e tyre, ndoqën procesin e montazhit dhe regjisë, u informuan për procedurën e incizimit dhe transmetimit të lajmeve dhe mënyrën se si shpërndahen ato deri te shikuesit.



Të ndryshme
Më shumë