Lajm pikëllimi
Ka ndërruar jetë komandant Baci, Izair Samiu, pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë vitit 2001 në Maqedoni.
Ditë e më tepër po zvogëlohet numri i luftëtarëve dhe po mbetemi të vetmuar.
Sot u nda nga jeta Komandant BACI !
Ky lajm i hidhur rëndon shpirtin e çdo luftëtari të lirisë.
Pjesëmarrës në betejen e Koshares bashkë me vëllaun e tij Komandant ZOGUN, të dy nga Shemshova e Tetovës.
Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së.
Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon.
I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut - Komandant Baci.
Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Shkruan në Facebook, Daim Hiseni - SHVL UÇK