Luiza Duraki është shqiptarja e parë që merr pjesë direkt në zgjedhjet në Belgjikë dhe pretendon të zë një vend në Parlamentin Federal të Belgjikës.
Duraki me prejardhje është nga Haraçina e Shkupit.
Se është pjesë e listës për deputet ka njoftuar vet Luiza nëpërmes njoftimit në rrjetet sociale.
“Është zyrtare, këtu është posteri im zgjedhor. Kam nevojë për mbeshtetjen tuaj më shumë se kurrë. Lista kryesohet nga një dyshe fantastike. Unë do të kthehem tek ju shumë shpejt!”, ka shkruar Duraki.
Ajo jeton dhe vepron në Bruksel tash e sa vite. Me profesion Duraki është juriste e diplomuar dhe punon në një nga gjykatat e Brukselit.