Në kohën kurë jo vetëm Kërçova por I gjithë vendi dhe mbarë rajoni po përballet me mungesë të punonjësve shëndetësorë, mjeku i ri nga Kërçova Gëzim Nebiu ka vendosur që të mbetet në shërbim të bashkëqytetarëve të tij në Kërçovë.
Ditë më parë Gëzim Nebiu ka mbrojtur me sukses specializimin në mjeksinë familjare pranë fakultetit të mjeksisë në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup.
Ndryshë Dr Gëzim Nebiu vjen nga fsh Shitovë i Kërçovës. Shkollen fillore e kreu në "Milto Gurra", ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Kërçovës në drejtimin e mjeksisë.
Më pas fakultetitn me sukses te lartë e kreu ne UT në mjeksinë e pergjithshme.
Ndërsa ditëve te fundit mori titullin "Specialist i mjeksisë familjare" në fakultetin e mjeksisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.
Dr Gëzim Nebiu për gati shtatë vite pas perfundimit të fakultetit të mjeksisë në UT ka qenë në shërbim të pacientëve të tij si i punësuar në poliklinikën Altea-SI në Kërçovë.
Gëzim Nebiu nga viti 2021 është edhe ligjërues në kryqin e kuq.
Vëç aftësive profesionale Gëzim Nebiu njihet edhe si njeri me vlera të larta morale në shoqërinë tonë.