TV LIVE
Nga Vendi
18 March 2024
Zjarr në një shtëpi në lagjen “Koshishtë” në Ohër

Zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në lagjen “Koshishtë” të Ohrit.

Për zjarrin në orën 00:35 ishte informuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Ohri, prej ku menjëherë drejt rrugës “Andon Dukov” ishin dërguar automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës.

Falë intervenimit me kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi.

Përveç dëmit të shkaktuar material nuk ka njerëz të lënduar në zjarr.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit duhet t’i vërtetojë hetimi.



Të ndryshme
Më shumë