Sonte, për namazin e Teravisë, patëm nderin të mirëpresim një delegacion të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të udhëhequr nga drejtori gjeneral i Medresesë "Isa Beu" dr. Islam Islami , delegacioni i përbërë nga: prof. dr. Muaz Agushi - prodekan i FSHI-së, prof. dr. AbdulXhemil Nesimi, prof. dr. Muhamed Mustafa, prof. dr. Hasan Xhilo, prof. Sulejman Idrizi, Koordinatori i Medresesë së vajzave në Gostivar prof. Afrim Alija, drejtorët e Sektorëve të BFI-së, mr. Musanif Rufati, dhe z. Fidush Ibrahimi, profesor Xhevdet Iseni, prof. Rexhep Imeri , prof. Blendi Imeri, h. Mallzim ef. Zendeli.

Pasi u mirëpritën nga Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, bashkë me administratën e Myftinisë, të gjithë u shpërndanë në disa Xhami të territorit të Myftinisë së Kërçovës, për të falenderuar Xhematin Kërçovar për përkrahjen e Institucioneve edukativo-arsimore të Bashkësisë Fetare Islame.

Sonte, delegacioni u shpërnda në këto Xhami: Sulltan Bejazit, Katër Halifet, Balla Mëhalla, Bella Kulla, f. Drogomisht i Madh, f. Trapçindoll, f. Pllasnicë, Halveti Hajati Teqe, f. Lisiçan, f. Cërvicë , f. Jagoll dhe Greshnicë, thuhet në njoftimin për opinion nga Myftinia e Kërçovës
