Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident në magjistralen në hyrje të Kërçovës, kanë humbur jetën tre të rinj ku dy nga të rinjët ishin nga fshati Trapçindoll .
Sipas policisë, nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi Kelmend Elmazi dhe pasagjeri i tij Alban Sadiku nga fshati Trapçin Dol.
Në varrezat e fshatit Trapçindoll sot u bë varrimi i të ndjerit Kelmend Elmazi.
Redaksia e Tv Uskana shpreh ngushllime për familjet e të ndjerëve që ndërruan jetë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotëshme në një aksident trafiku.