Kandidati për president nga rradhët e BDI-së Bujar Osmani, në një pres-konferencë për mediat sot, ka bërë të ditur fillimin e karvanit të Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale.
Ai potencoi që populli të orientohet drejt një rruge që të çon drejt të ardhmes të ndritshme, të begatë, Europiane, kurse rruga tjetër të çon drejt izolimit, paqartësisë, dhe paperspektivës.
Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një referendum popullor për të ardhmen e vendit dhe se rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë përpara.