TV LIVE
Nga Vendi
6 April 2024
NË XHAMINË E FSH.GRESHINCË TË KËRÇOVËS U SHËNUA NATA E KADRIT

Në organizim të myftinisë së Kërçovës,dhe në bashkëpunim me këshillin e xhamisë  në fshatin Greshnicë u shënua "Nata e Kadrit"

Me rastin e Natës së Kadrit Myftinia e Kërçovës në xhaminë e fsh.Greshnicë organizoi program fetar për të shënuar këtë natë të madhe në të cilën pejgamberi Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail , i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. 
Fillimisht të pranishmit i përshënderti imiami nikoqir Arben Emrullaj
Fjalë rasti për para besimtarëve të shumë të cilët morën pjesë në këtë aktivitet fetar mbajti myftiu i Kërçovës Qamir Rushiti.
Ndërsa ligjeratën kushtuar Natës së Kadrit dhe vlerat e saj e mbajti imami Muhamed Mehmedi
Pas përfundimit të programit fetar kushtuar Natës së Kadrit Myftinia e Kërçovës ndau mirënjohje për Shoqatën Humanitare Greshnica.
Paraprakisht edhe në xhaminë e Sulltan Bajazitit në qytetin e Kërçovës me aktivtet fetar duva hatme u shënua Nata e Kadrit
Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, zoti  i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se ëngjëjt  zbresin në tokë.



Të ndryshme
Më shumë