Në prag të festës së Fitër Bajramit te çarshija e vjetër e qyteit të Kërçovës u shtrua iftari madhështor te berza.
Organizatori i këtij iftari avokati humanist Shkodran Alili, në fjalën e tij për para të pranishmive tha se nga kjo çarshi vite më parë lindi iniciativa fillimishit për shpërndarjen e iftareve për familjet në nevojë, e cila u miërpirt nga të gjithë ndërsa më pas me mbështetjen edhe të humanistet hoxhës Halil Kastrati filluam edhe projektin gjigand për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.
Ai me këtë rast falenderoi të gjithë qytetarët, afaristët dhe diasporën Kërçovare të cilët mbështesin aktivitet humanitare.
Për shkak të aktiviteteve të shumta në pamundësi për të qenë prezent në Kërçovë, humanisti Halil Kastrati me anë të një video-mesazhi përgëzoi Shkodran Alilin për këtë iftar madhështor të shtruar në çarshinë e vjetër të qytetit të Kërçovës.
Lutejet për iftarin shtruar te berza bëri sekretari i myftinsë së Kërçovës Xhamil Ahmedi, ku mori pjesë edhe myftiu i Kërçovës Qamil Rushiti, dhe bilbili i këngëve ilahije Egzon Ibrahimi.