Në një postim në Facebook, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka njoftuar për takimin e mbajtur me udhëheqësinë e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë. Më poshtë, postimi i plotë i Bilall Kasamit:
“Në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur, bashkë me deputeten Valbona Adili Emini, zhvillova një takim me udhëheqësinë e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë. Diskutuam për rrjedhën e zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm, ndërsa theks i veçantë iu dha domosdoshmërisë së unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave, si faktor kyç për forcimin e VLEN-it në Kërçovë.”