Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i partisë, përcjell TV21. Ahmeti tha se kanë bërë ndryshime të mëdha në Kryesi.
“Sipas meje ka 2-3 persona qe kane reaguar publikisht. Abdyl Selam Selami më ka kërkuar falje, ai do jetë i rreshtuar në BDI. Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin. Asnjë parti në rajon s’ka bërë kaq ndryshim të madh në Kryesinë Qendrore”, tha mes tjerash Ahmeti.