Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.
Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.