TV LIVE
Nga Vendi
24 December 2025
15-vjeçari dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gostivarit

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se më 23 dhjetor 2025, rreth orës 08:00, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se në këtë institucion është sjellë pa shenja jete një fëmijë 15-vjeçar nga Gostivari.

Sipas SPB-Tetovë, mjeku ka konstatuar vdekjen e të miturit, pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, me qëllim sqarimin e shkaqeve të vdekjes.

Autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale.(INA)



Të ndryshme
Më shumë