Princesha e Uellsit, Kate Middleton, dhe vajza e saj, Princesha Charlotte, kanë realizuar një paraqitje surprizë për Krishtlindje, duke interpretuar së bashku në piano gjatë shërbesës tradicionale të këngëve të Krishtlindjes.
Dueti u transmetua të mërkurën në mbrëmje në hapjen e shërbesës vjetore “Together at Christmas”, e organizuar nga Kate dhe e mbajtur në Westminster Abbey.
Kate dhe Charlotte interpretuan veprën Holm Sound të kompozitorit skocez Erland Cooper, një pjesë muzikore që, sipas pallatit mbretëror, ato e praktikojnë shpesh së bashku në shtëpi. Cooper ishte i pranishëm gjatë xhirimeve dhe u ofroi udhëzime gjatë regjistrimit.
https://www.youtube.com/watch?v=2HnSA_Kyaug&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Frtv21.tv%2F