ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 5”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Si e sheh lojën e Brikenës? Ajo është bërë virale dhe me deklaratat e saj ku thotë se nuk do të martohej me një djalë të pasur, duke përdorur dhe shprehjen ‘bukë, kripë e zemër’…
Brikena është mjeshtre për të folur me kamerat. Luan për kamerat. Flet për ata jashtë. Nëse shoqëria e përkrah atë që thotë ajo se nuk do martohej me një djalë të pasur, është gabim. Ti nuk e di me kë do dashurohesh.
Duket sikur flet me atë që ka përballë, por flet me kamerat. Unë e shoh që ajo do eci. Ka karakteristikat e një vajze të mirë. Është e bukur, është e mençur, është njeri i mirë. Por ka luajtuar gjithmonë me publikun. Ka hyrë me idetë e qarta.