TV LIVE
Nga Vendi
30 December 2025
Pas reagimit të TV Uskana, riparohet kanali i hapur në rrugën “Metodija Stefanovski” në Kërçovë

Pas reagimit të TV Uskana për problemin me gropat në qytetin e Kërçovës, u theksua se disa rrugë në lagje të ndryshme të qytetit ndodhen në gjendje të rëndë, të mbushura me gropa të shumta, çka vështirëson qarkullimin dhe shkakton dëmtime të konsiderueshme në automjetet që kalojnë çdo ditë nëpër to. Nga Komuna e Kërçovës është bërë e ditur se aty ku rrugët janë hapur nga operatorë të ndryshëm, përgjegjësia për sanimin bie mbi ta, pasi sipërfaqet e dëmtuara nuk janë kthyer në gjendjen e mëparshme.

Sot është realizuar riparimi dhe asfaltimi i kanalit të hapur, i cili kishte qëndruar në atë gjendje për më shumë se tre muaj, në rrugën “Metodija Stefanovski”, midis “Lidl”-it dhe “Kiper”-it, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, në një postim në Facebook për sanimin e kanalit midis “Lidl”-it dhe “Kiper”-it ka shkruar:
“Në kuadër të ditës së sotme, në bashkëpunim me kompaninë shoqërisht të përgjegjshme Instalimi nga Kërçova, po sanohen dhe asfaltohen kanalet e hapura në rrugën ‘Metodija Stefanovski’, mes ‘Lidl’-it dhe ‘Kiper’-it.
Përgjegjësia për sanimin ishte e ‘Lidl’-it, por në interes të qytetarëve gjetëm një zgjidhje të shpejtë për riparimin.
Vazhdojmë, me ndershmëri dhe përgjegjësi!”, ka shkruar Jovanovski.



Të ndryshme
Më shumë