TV LIVE
Nga Vendi
30 December 2025
Miratohet buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2026, kryetari lëshon seancën – opozita voton kundër

Me 11 vota pro dhe 6 kundër, Këshilli Komunal i Kërçovës miratoi Buxhetin e Komunës për vitin 2026, me vlerë rreth 22 milionë euro, përkatësisht 1 miliard e 356 milionë e 457 mijë denarë.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, gjatë prezantimit theksoi se bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor, i fokusuar kryesisht në ekologji, higjienë dhe infrastrukturë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kërçovës.

“Sivjet buxheti i përgjithshëm është 1 miliard e 356 milionë e 457 mijë denarë, nga të cilat buxheti themelor arrin në 614 milionë e 267 mijë denarë, aktivitetet vetëfinancuese në 33 milionë e 580 mijë denarë, ndërsa dotacionet kapin shumën prej 690 milionë e 736 mijë denarë.
Në përqindje, buxheti themelor përbën 37%, aktivitetet 3%, dotacionet 59%, ndërsa donacionet rreth 1%”, deklaroi Jovanovski.

Pas përfundimit të prezantimit të buxhetit, kryetari Jovanovski e lëshoi seancën, veprim që shkaktoi reagime nga ana e këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ata, pasi parashtruan pyetjet dhe vërejtjet e tyre lidhur me propozim-buxhetin, votuan kundër miratimit të tij.

Me shumicë votash, këshilltarët miratuan edhe planet financiare për shkollat fillore dhe të mesme në Komunën së Kërçovës, ndërsa miratimi i planit financiar për çerdhen e fëmijëve u shty për seancën e radhës



Të ndryshme
Më shumë