TV LIVE
Nga Vendi
2 January 2026
Shkupjani rrezikon 4 vjet burg, Prokuroria: Me 53 km/h goditi me veturë një çiklist, i cili vdiq

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë dyshohet se ka përplasur për vdekje një çiklist në Shkup.

“I akuzuari ngarkohet se më 03.11.2025, rreth mesditës, ka drejtuar një automjet “Volkswagen Passat” në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, por nuk iu përmbajt rregullave të komunikacionit, duke rrezikuar qarkullimin publik dhe jetën e njerëzve. Para kryqëzimit me rrugën “Llazar Liçenoski”, në një kalim për këmbësorë, ai nuk e ka ulur shpejtësinë dhe ka lëvizur me 53 km/orë, pra mbi kufirin e lejuar në zonë të banuar. Për këtë arsye nuk ka mundur të ndalet me kohë dhe me pjesën e përparme të automjetit ka goditur një biçikletë që po kalonte në kalimin për këmbësorë. Si pasojë e goditjes, çiklisti Jorgo Gjuka ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej së paku katër vitesh, ndërsa rasti është kualifikuar si vepra më e rëndë penale në fushën e komunikacionit”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë