TV LIVE
Nga Vendi
2 January 2026
Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën jetën rreth 40 persona e mbi 100 të tjerë u lënduan.

Aliu tha se janë në komunikim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

Gjithçka që dimë deri tani për tragjedinë në Zvicër

“Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës pas zjarrit tragjik në Kran-Montana.

Tashmë jemi në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Azir Aliu.
Ndërkohë, edhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se po monitorin zhvillimet dhe se janë në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë