TV LIVE
Nga Rajoni
5 January 2026
Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

Mbi 12 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vitin që lamë pas.

Lajmin e ka dhënë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, që e cilësoi sot këtë shifër një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.

Me këtë shifër tejkalohen 11.7 milionë turistët që vizituan vendin në vitin 2024.

Gonxhja shprehet se Shqipëria ka interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit.



Të ndryshme
Më shumë