TV LIVE
Nga Vendi
6 January 2026
Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

Besimtarët ortodoksë në vend sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet.

Shënimi i Buzmit në Shkup do të fillojë para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festim tradicional të Buzmit”.

Sipas paralajmërmeve nga organizatorët, ashtu si vitin e kaluar, shpërndarja e degëve të pemës së Buzmit do të zhvillohet në oborrin e Tempullit në anën e bulevardeve “Aradhat partizane” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”.

Kumbari i kremtimit gjatë këtij viti është biznesmeni Zoran Kondratenko si dhe muzikanti Jakov Drenkovski.Во Скопје оваа година поворките ќе започнат од пред Музеј на Град Скопје, со движење низ ул.„Македонија“, а ќе завршат на Плоштадот во Скопје, каде ќе се одржи голем концерт.

Nën organizim të Shoqatës “Badnikovi povorki” (Procesionet e Buzmit), sot do të mbahet Manifestimi për Buzmin për vitin 2026 në më shumë se 80 qytete dhe qyteza në të gjithë vendin, si dhe në diasporën maqedonase në Slloveni, Itali, Austri, Francë dhe SHBA.

Manifestimi qendror do të jetë në Shkup i cili do të fillojë në orën 12:00 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, përgjatë Rrugës “Maqedonia” dhe do të përfundojë në Sheshin “Maqedonia”, përpara skenës në Shpellën e Buzmit.

Pas arritjes në Sheshin Maqedonia do të vijoijë “Aventura e Buzmit” – ​​një shfaqje e madhe muzikore dhe skenike drejttpdrejtë me më shumë se 40 muzikantë, këngëtarë dhe aktorë. Ajo do të realizohet nën drejtimin artistik të Vlado Doj[inoskit, me dramaturgji nga Biljana Krajçevska dhe përmes muzikës dhe historisë skenike do të përcillet mesazhi i Lindjes së Krishtit.

Tradicionalisht, në orët e mëngjesit, një grup fëmijësh dhe të rinjsh do të bëjnë vizita festive te presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, kryepeshkopi z.z Stefan, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, duke ndarë lajmin e mirë të Lindjes së Krishtit.

Buzmi festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është festa kryesore e festave të tjera kishtare, sepse lindja e Krishtit konsiderohet si fillimi i një epoke të re.

Në prag të Krishtlindjeve, familja mblidhet për një darkë të përbashkët dhe sipas traditës, këtë mbrëmje nuk shkohet mysafirë.

Dega e Buzmit është simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë i zbukurojnë shtëpitë për mbrëmjen e Buzmit në prag të Krishtlindjes.



Të ndryshme
Më shumë