Problemi me përmbytjet në lagjen “Prilepska” të Kërçovës vazhdon edhe sot. Edhe pse gjatë ditës së djeshme disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre për të pastruar dëmet e shkaktuara, reshjet e dendura të shiut gjatë natës e kanë përkeqësuar sërish situatën.
Niveli i ujit në lumin e Zajazit është në rritje, ndërsa banorët shprehen se në këto kushte është e pamundur të kthehen dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre.
"Situata momentalisht është katastrofale ,sic e shihni eshe vete të gjitha gjërat i kam nxjerrë nga shtëpia,dje me bashkëshortën e pastruam ,ndësrsa sot ,por ja uji përsëri vjen .Këtu nuk ka jetë ,nuk jetohet në këtë lagje" .
"Nuk ka kushte ,ku të flejmë e shihni edhe vetë gjithëçka është shkatrruar ,presim komisonin për verifikim të dëmeve të vij dhe të shohim".
"Situata është e vështirë presim të vinë të na ndihmojnë ,këtu nuk ka kushte për jetesë"
Komuna e Kërçovës ka strehuar mbi 100 persona nga kjo lagje në palestrën sportive në Ivanidoll, si dhe ka formuar një komision për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Megjithatë, reshjet e vazhdueshme të shiut po e vështirësojnë edhe më tej stabilizimin e situatës në lagjen “Prilepska”.