Në ditën e gjashtë pas përmbytjeve që goditën lagjen “Prilepska” në Kërçovë, Kryqi i Kuq , organizata komunale në Kërçovë, vazhdon mbështetjen për banorët e prekur nga vërshimet.
Tv Uskana ishte në palestrën ku janë evkuuar personat e prekur nga vësrshimet për të djekur nga afër shpërndarjen e ushqimit për ta.
Besnik Selimit nga Kryqi i Kuq,thote se gjatë këtyre ditëve personave të evakuuar u është ofruar ndihma e nevojshme, duke përfshirë ushqim, veshmbathje dhe mjete bazike për jetesë. Ai bën të ditur se tashmë një pjesë e banorëve kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Selimi po ashtu njofton se pas përfundimit të pastrimit të plotë të objekteve të përmbytura, në ditët në vijim do të realizohet edhe dezinfektimi i shtëpive, ndërsa komisioni kompetent do të nisë procesin e verifikimit dhe evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.