TV LIVE
Nga Rajoni
13 January 2026
KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët: Gatishmëri për ruajtën e sigurisë në vend

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka njoftuar se Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një ushtrim të përbashkët, duke synuar forcimin e koordinimit dhe gatishmërisë operacionale.

Ky ushtrim, i quajtur GoldenSabre2025, përfshiu stërvitje të përbashkëta taktike dhe operacionale, qëllimi i të cilave ishte përmirësimi i bashkëpunimit mes forcave shumëkombëshe dhe institucioneve lokale të sigurisë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit testuan procedurat e përgjigjes ndaj situatave të ndryshme emergjente dhe forcuan aftësitë e tyre për të garantuar rendin dhe stabilitetin në Kosovë.

Në njoftimin e EUCOM theksohet se:

“SIGURI PËRMES BASHKËPU Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit GoldenSabre2025 , duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.”



Të ndryshme
Më shumë