Me rastin e përjetësimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në organizim të historianit Dardan Emini, në Qendrën për Kulturë në Kërçovë do të hapet ekspozita historike “Kumt Janari”, kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ekspozita do të mbahet më dt.17 janar (e shtunë), me fillim nga ora 18:00.
Të gjithë dashamirët e historisë dhe kulturës shqiptare janë të mirëpritur.