TV LIVE
Nga Vendi
15 January 2026
Kërçovë/Banorët e lagjes "Prilepska" kthehen në shtëpitë e tyre,gjendje kaotike,mbetutrina kudo

Banorët e lagjes së përmbytur “Prilepska” në Kërçovë janë kthyer në shtëpitë e tyre, por aty thuajse gjithçka është shkatërruar nga përmbytjet, ndërsa e gjithë lagjja është e mbuluar me mbeturina dhe ende e papastruar, gjë që rrit frikën për shpërthim të ndonjë epidemie.

 Orenditë shtëpiake dhe mobiljet e dëmtuara janë nxjerrë në oborret e shtëpive ose në rrugë, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen në terren.

Banorët kërkojnë nga institucionet kompetente që sa më parë të ndërmerren masa konkrete për pastrimin dhe rregullimin e situatës kaotike në lagje. Ata theksojnë se është e domosdoshme të gjendet edhe një zgjidhje e përhershme, pasi ekziston rreziku që përmbytjet të përsëriten në rast të reshjeve të dendura të shiut.
Po ashtu, banorët u bëjnë apel të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të solidarizohen me ta në këto momente të vështira.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ka nisur punën edhe komisioni i formuar nga Komuna e Kërçovës për verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.



Të ndryshme
Më shumë