Me urdhër të Prokurorisë Publike, sot është kryer një kontroll në një lokacion në Negotinë, në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit Gjoko Ristov. Gjatë bastisjes, në një hapësirë të fshehur brenda murit, janë gjetur rreth 350 mijë euro, për të cilat ekzistojnë dyshime se janë përfituar dhe fshehur në mënyrë të paligjshme.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se kontrollet dhe veprimet e tjera hetimore janë ende në zhvillim, ndërsa publiku do të informohet me kohë për hapat e mëtejmë të procedurës.“Në bazë të një urdhri që prokurori publik e kërkoi dhe e siguroi nga gjykata kompetente, sot u krye bastisje e detajuar në një lokacion në Negotinë, në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit tashmë të dyshuar, ku janë gjetur 350.000 euro, të fshehura në mur, në një hapësirë brenda tij, deri në këtë moment për të cilat ekzistojnë dyshime se janë përfituar dhe fshehur në mënyrë të paligjshme”, informoi Prokuroria. (TV 21)