TV LIVE
Nga Vendi
19 January 2026
NESËR FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË NË SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME

Ashtu si në mbarë vendin, edhe në Kërçovë nesër fillon zyrtarisht gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Pas përfundimit të pushimit dimëror, nxënësit do t’u rikthehen bankave shkollore për të vazhduar procesin mësimor.
Rikthimi i nxënësve në shkolla shënon vazhdimin e vitit shkollor pas pushimeve festive dhe dimërore.
Gjysmëvjetori i dytë konsiderohet i rëndësishëm për përmbylljen e programeve mësimore dhe përgatitjen e nxënësve, veçanërisht të maturantëve, për obligimet dhe provimet përfundimtare.



Të ndryshme
Më shumë