TV LIVE
ShowBiz
20 January 2026
Modelja shqiptare pëson hemorragji cerebrale, mbidhet në kohë rekord shuma për trajtimin e saj

Modelja shqiptare, 25-vjecare, Dajana Kalo e njohur për karrierën e saj në modë dhe rrjetet sociale, ka përjetuar një situatë serioze shëndetësore, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV). Për shkak të kësaj gjendjeje të rëndë, ajo ka humbur aftësinë për të lëvizur anën e djathtë të trupit dhe ndodhet e shtruar në repartin e neurokirurgjisë në QSUT.

Situata e Dajana Kalos ka ngjallur një reagim të jashtëzakonshëm nga qytetarët shqiptarë, të cilët në kohë rekord kanë mbledhur rreth 200,000 euro për të mbështetur trajtimin dhe rehabilitimin e saj. 

Në ditët e fundit, mediat rozë kanë raportuar se modelja pritet të nënshtrohet një intervenimi urgjent në tru.

Ky rast ka ngjallur gjithashtu reagime nga figura publike shqiptare, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet për modelen./E.K



Të ndryshme
Më shumë