Reshjet e borës vazhdojnë të bien në zonat malore të Qarkut të Shkodrës, ndërsa temperaturat e ajrit mbeten të ulëta.
Në zonat e Bogës dhe Thethit, reshjet kanë intensitet të ulët, por për shkak të temperaturave të ulëta, rreziku i ngricave mbetet i pranishëm.
Mjetet borëpastruese të kompanive kontraktore të mirëmbajtjes së akseve rrugore janë në punë dhe po punojnë për të mbajtur të hapur qarkullimin e mjeteve.
Policia Rrugore apelon që qarkullimi në këto akse rrugore të bëhet me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe me kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
/rtsh.al/