TV LIVE
Nga Vendi
26 January 2026
SHF “Faik Konica” në kushte optimale nis gjysëmvjetorin e dytë mësimor

Shkolla Fillore “Faik Konica” e fshatit Greshnicë të Kërçovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim të mbarë të gjysëmvjetorit të dytë mësimor.
Drejtoresha e shkollës, Florije Qerimi, bën të ditur se gjatë pushimit dimëror janë realizuar të gjitha përgatitjet e nevojshme, si në shkollën qendrore ashtu edhe në objektet periferike, me qëllim që procesi mësimor të zhvillohet pa pengesa.
Ajo thekson se me kohë është bërë edhe furnizimi me lëndë djegëse, duke siguruar kushte të ngrohta për nxënësit dhe stafin arsimor. Gjithashtu, ajo thotë se edhe transporti i nxënësve është funksional dhe zhvillohet sipas planit.



Të ndryshme
Më shumë