BLLOKADA PËR AUTOMJETE TË RËNDA NGARKUESE:
· Prej orës 12 është i bllokuar komuniakcioni për dalje nga shteto për automjete të rënda ngarkuese në VK Dojran i Vjetër, VK Bogorodicë dhe VK Mexhitli.
· Prej orës 12:20 është i bllokuar komunikacioni për dalje nga shteti për automjete të rënda ngarkuese në VK Qafë Thanë dhe VK Bllatë.
· Prej orës 12 para VK Bllace e Poshtme ka filluar protesta e transportuesve me automjete të rënda motorizuese që komunikacioni ngarkues drejt VK Bllace e Poshtme të kahëzohet tek PB “Dizel”, ndërsa komunikacioni tjetër po zhvillohet normalisht.
· Prej orës 12 kanë filluar bllokadat edhe në VK Deve Bair, VK Dellçevë dhe VK Novo Sellë.
Tani për tani i bllokuar është vetëm komunikacioni për automjete të rënda ngarkuese pë dalje nga shteti, ndërsa për kategoritë e tjera po zhvillohet pa pengesa.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borësme intensitet të dobët ka në Kodër të Diellit dhe Gjavatë që për momentin nuk po përqendrohet në rrugë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matir. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.