TV LIVE
Nga Vendi
29 January 2026
AKI:Shqiptarët diskriminohen nga Komuna e Kërçovës, Sulkoski nga VLEN me VMRO DPMNE dhe LSDM bëjnë shumicën

Pika programore për investimet infrastrukturore ka ngritur debat të ashpër në seancën e Këshillit Komunal të Kërçovës. Këshilltari nga radhët e AKI-së, Shefki Imeti, kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, duke e cilësuar programin si diskriminues ndaj shqiptarëve.
//////////////
Në anën tjetër, përfaqësuesi i Komunës së Kërçovës deklaroi se projektet e përfshira në program janë hartuar mbi bazën e kërkesave të bashkësive lokale dhe si të tilla janë përfshirë në planin e investimeve.
///////////////
Ndërkohë, këshilltari i LSDM-së, Stevo Stefanoski, propozoi formimin e një grupi punues, i cili do të analizonte se ku janë realizuar investimet infrastrukturore në të kaluarën, me qëllim që të sigurohet një shpërndarje më e balancuar e mjeteve në të ardhmen.
////////////////////
Duke reaguar ndaj këtij propozimi, këshilltari i AKI-së ritheksoi se ndarja e mjeteve për investime në vendbanime duhet të bëhet në bazë të numrit të popullatës që jeton aty.
///////////////
Edhe votimi i kësaj pike u bë në vija etnike. Këshilltarët e AKI-së votuan kundër ,dy këshilltarët  shqiptarë nga koalicioni VLEN votuan të përmbajtur, ndërsa shumicën e nevojshme për miratimin e programit e siguroi kryesuesi i Këshillit Komunal, Ajhan Sulkoski, i cili së bashku me këshilltarët maqedonas nga VMRO DPMNE dhe LSDM votuan pro. Me këtë votim, programi i investimeve infrastrukturore u miratua ashtu siç ishte propozuar nga Komuna e Kërçovës



Të ndryshme
Më shumë